Pandemia e COVID-19 ka ndikuar në reputacionin dhe popullaritetin e ekonomive kryesore në të gjithë botën. Asnjë nga tre ekonomitë kryesore të globit nuk e trajtoi mirë pandeminë.
Kina, si epiqendra e pandemisë dhe dështimi i saj për të informuar botën për të; BE, si epiqendra e dytë e pandemisë dhe dështimit i saj për të ndihmuar vendet anëtare; dhe Shtetet e Bashkuara, si epiqendra e tretë e shpërthimit dhe dështimi i saj për të ndalur krizën, të gjitha humbën besueshmërinë.
Muajin e kaluar u diskutua se si SHBA e humbi me shpejtësi pozicionin e saj në botë që nga fillimi i shpërthimit. Këtë muaj, një sondazh nga Pew Research Center tregon rënien e shpejtë të pozitës së Kinës midis ekonomive të tjera të mëdha, të përparuara pas krizës COVID-19.
Është një zhvillim kritik duke pasur parasysh qëllimin e Kinës për të fituar fuqi në gjithë botën.
Sipas Pew opinionet në disfavorin e Kinës u rritën në nivele të larta në shumë shtete. Sipas këtij raporti, në Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Svicër, SHBA, Korenë e Jugut, Spanjë dhe Kanada mendimet negative kanë arritur pikën e tyre më të lartë që kur qendra filloi sondazhet mbi këtë temë më shumë se një dekadë më parë.
Midis këtyre vendeve, pikëpamjet negative në lidhje me Kinën arritën 86% në Japoni, 85% në Suedi, 81% në Australi, 75% në Korenë e Jugut dhe 74% në MB.
Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë kineze për të portretizuar uljen e rasteve të saj në shpërthimin e COVID-19 si një sukses, një shumicë e madhe e njerëzve në këto vende besuan se Kina e trajtoi shpërthimin dobët.
Sipas të njëjtit hulumtim “në 14 kombet e anketuara, një mesatare prej 61% thonë se Kina ka bërë një punë të keqe”. Edhe pse ky numër është akoma më i mirë se ai i SHBA, shumë akoma besojnë se Bashkimi Evropian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bënë një punë më të mirë se Kina.
Këto numra tregojnë se ‘testi COVID-19’ nxori në sipërfaqe një krizë serioze lidershipi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Pavarësisht se SHBA-ja dhe Kina janë ekonomitë më të mëdha në botë dhe shumë besojnë se do të ketë një luftë lidershipi midis të dyve në të ardhmen, mënyra se si këto vende kanë trajtuar shpërthimin e COVID-19 ka gjeneruar një krizë besimi ndaj tyre.
Përpjekja e Kinës për diplomaci publike në mënyrë që të rregullojë problemin e saj të imazhit pas përhapjes së virusit në pjesë të tjera të botës nuk arriti të sjellë rezultatet e dëshiruara.
Nga ana tjetër, SH.B.A. nuk duket se do e rregullojë imazhin e saj, për shkak të vazhdimit të shpërthimit të rasteve në vend.
Është një debat i nxehtë në marrëdhëniet ndërkombëtare nëse imazhi dhe popullariteti i një vendi kanë vërtet rëndësi apo ndikon në të vërtetë në dinamikën e fuqisë.
Sidoqoftë, pavarësisht se çfarë mendojnë analistët dhe studiuesit për peshën e pozitës së një vendi në arenën ndërkombëtare, vendet i kushtojnë vëmendje të madhe imazhit të tyre.
Ata harxhojnë miliarda dollarë çdo vit në mënyrë që të rrisin pozitën e tyre në të gjithë botën.
Për Kinën dhe SHBA gjithashtu, fakti që imazhi i tyre u prish aq shumë pas shpërthimit të COVID-19 do jetë një sfidë e madhe për ta në vazhdim. Mund të duhen vite për tu rikuperuar nga ky problem.
Në fakt, një ndikim i madh i shpërthimit të COVID-19 në marrëdhëniet ndërkombëtare që nuk është diskutuar ende është imazhi i fuqive të mëdha.
Në rastin e një vale të dytë të mundshme, imazhet e tyre mund të vazhdojnë të njollosen…
Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al