MENU
klinika

Formula 1

Në Imola pa tifozë, nuk ka prova të premten

29.10.2020 - 17:47

Çmimi i Madh i Imolas do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Shpresat e organizatorëve për të mirëpritur 13 mijë spektatorë ka marrë goditjen përfundimtare nga vendimi i Qeverisë italiane për të mos lejuar grumbullimet masive në kompeticionet sportive.

Në këtë mënyrë, Imola humbet tifozët, ndërkohë që Mercedes mund të fitojë matematikisht titullin për konstruktor pa praninë e tyre. Madje, duke nisur nga Çmimi i madh i Imolas këtë fundjavë do të ndryshojë edhe formati i garave të Formula 1, duke përjashtuar të premten, ku mbahen edhe provat e lira.

E gjitha do të bëhet brenda dy ditëve, pra të shtunën kur do të zhvillohen provat zyrtare dhe gara e së dielës. Një provë e lirë do të bëhet të shtunën në mëngjes dhe pas 2 orësh do të zhvillohen edhe provat zyrtare, ku pilotët do të mësojnë edhe pozicionin e nisjes. Me të njëjtën situatë pritet të përballet edhe Çmimi i Madh i Turqisë, i radhës në kalendarin e Formula 1.

Ndërkaq lajme të mira për Alfa Romeon. Skuderia italiane ka zgjatur bashkëpunimin me Sauber edhe për sezonin e ardhshëm. Sauber do të jetë sponsori kryesor i Alfa Romeo, prej të cilës ka marrë emrin edhe njëvendëshja e Formula 1. Bashkëpunimi nisi që në vitin 2018 dhe duket se është e destinuar për të jetuar gjatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN