MENU
klinika

Ja ç'thotë profesori i Universitetit të Kembrixhit

“Në të ardhmen COVID do të bëhet si virozat e reja”

23.10.2020 - 12:26

Festat dhe grumbullimet e të rinjve që mund të shkaktojnë infektime të mëdha të Covid-19, mund të ndikojnë në zhvillimin e Covid-19.

Kjo e dhënë tregohet nga një profesor në universitetin e Kembrixhit, i cili është i shqetësuar dhe paralajmëron se efektet afatgjata të infeksionit nuk dihen ende.

Paul Lehner, profesor i imunologjisë dhe mjekësisë në Universitetin e Kembrixhit, tha në një konferencë të mbajtur nga revista “Science Media Center” se virusi mund zgjasë për një kohë shumë të gjatë dhe do të vijë një kohë kur do të jetë thjesht një virus i zakonshëm si gripi apo virozat e tjera stinore.

“Unë jam optimist për këtë dhe them se nuk mendoj se ky virus është aq i pazakontë sa do të na zhdukë ose do të na detyrojë të jetojmë në mënyrën e veçantë që po jetojmë në këtë moment. Mendoj se do të bëhet e ngjashme me katër koronavirusët endemikë që qarkullojnë të cilët shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Do të vaksinoheni ose do ta merrni kur jeni të rinj dhe të rinjtë në përgjithësi nuk e përjetojnë keq këtë virus,” shtoi Lehner.

Ndërsa disa kanë ngritur shqetësime se ky virus të ul imunitetin, Lehner përsëri ishte optimist, duke thënë se një ri-infektim kishte të ngjarë të ishte më pak i rëndë se i pari, por ndërkohë janë të pakta rastet e ri-infektimit.

“Mbi 40 milion njerëz në botë janë infektuar dhe kur kërkova herën e fundit kishte katër raste që ishte infektuar përsëri. Kështu që unë mendoj se kjo është diçka që duhet ta mbajmë dhe ta vëzhgojmë, duhet të shqetësohemi, por mendoj se duhet të jemi optimistë dhe të themi se ky është lloji i gjërave të krijuara që sistemi ynë imunitar, mund t’i përballojë,” shtoi ai.

Por David Heymann, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, shpjegoi se një nga skenarët është që Sars-CoV2 do të bëhet endemik si katër koronavirusët endemikë të tjerë në njerëz, por fati i njerëzve nuk është ende të njohura.

“Ne ende nuk i dimë efektet afatgjata të infeksionit, madje edhe midis atyre që janë të rinj dhe asimptomatikë,” tha ai dhe nuk është ende e qartë se cila është mbrojtja më efikase kundër infeksionit.

Ndërsa, Danny Altmann, profesor i imunologjisë në Kolegjin Imperial në Londër shpjegoi se duke qenë se është një virus që zhvillohet më pak tek të rinjtë, kjo do të thotë se do të ekzistojë për një kohë shumë të gjatë.(si)