MENU
klinika

Çfarë po kërkojnë shkencëtarët

Edhe kontrollet shëndetësore do t’i bëjmë përmes telefonit!

30.10.2020 - 09:34

Brenda vitit 2030 në smartphone-in tonë mund të kemi edhe genomin tonë. Madje me të gjitha informacionet e nevojshme për ta interpretuar në lidhje me gjendjen shëndetësore. Kjo gjë duket shumë interesante dhe e dobishme dhe përbën një ndër 10 synimet dhe prioritetet e shkencës për përmbushjen brenda këtij dhjetë vjeçari.

Prezantimi nga Enti Amerikan për Kërkimet Genetike në revistën Nature mbërrin 30 vjet pas nisjes së projektit të madh mbi genomën njerëzore, që në 2003 solli rezultatin e madh të hartëzimit të ADN-së sonë.

Shkencëtarët specifikojnë se planet e deritanishme janë përmbushur dhe shpresohet të vazhdohet në të njëjtën mënyrë. Synimi më i madh aktualisht është pikërisht të arrihet të njihet funksioni biologjik i çdo geni të AND, por edhe realizimi i testit genetik rutinë me të njëjtën lehtësi që bëhen sot analizat e gjakut.

Zhvillimi e deritanishëm dhe ai që do vijë më pas në fushën e genetikës, do të ndikojë shumë edhe në njohjen dhe trajtimin më të mirë të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë tumoret, viruset, bakteret, sëmundje genetike dhe shumë të tjera.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”