MENU
klinika

Prej disa ditësh në arrati

Nënkryetari i Agimit të Artë po kërkohet edhe në Shqipëri!

26.10.2020 - 11:30

Zyrtarisht nënkryetari i Agimit të Artë Christos Pappas është i arratisur, ndërsa mediat greke raportojnë se policia është duke e kërkuar edhe në Shqipëri. Megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar.

Ai u dënua me burg nga gjykata greke, ndërsa pas këtij vendimi u arratis.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Elias Michaloliakos ka zgjedhur të mos dalë para autoriteteve pas dënimit kundër formacionit nazist dhe tani Policia Greke po heton vendet e mundshme ku ai mund të jetë strehuar.

Disa ditë më parë avokati i Christos Pappas deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet.

Bashkë me Pappas, edhe një tjetër ish deputet i Agimit të Artë është në arrati, konkretisht Ioannis Lagos, aktualisht anëtar i parlamentit Evropian që jeton në Bruksel dhe ka imunitet. Lagos ishte i vetmi nga ish-ligjvënësit që nuk apeloi për një dënim me kusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN