MENU
klinika

Donald Trump befason me deklaratën

“Nëse do të mundem nga Joe Biden do të largohem nga vendi”

17.10.2020 - 13:42

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar që ai mund të largohet nga vendi nëse humbet zgjedhjet muajin e ardhshëm ndaj kandidati demokrat, Joe Biden.

Sakaq, të premten ai tha, nëse humbas, unë nuk do të ndihem mirë dhe ndoshta do të duhet të largohem nga vendi. Trump u shpreh se gara kundër kandidatit më të keq në historinë e politikës do ta bënte të ndihej në presion.

“A mund ta imagjinoni nëse do të humbas, çfarë do të bëj? Unë do të jem i detyruar të them se kam humbur ndaj kandidatit më të keq në historinë e politikës,”– tha Trump përpara audiencës.

Presidenti gjithashtu tha se ai nuk do të merrte pjesë në asnjë mbledhje fondesh gjatë 2020. Sipas burimeve, Joe Biden ka mbledhur 383 milionë dollarë, ndërsa Trump ka mbledhur rreth 247 milionë dollarë. Kanë mbetur vetëm 18 ditë nga zgjedhjet, dhe deri më tani kanë votuar 20 milionë persona.