MENU
klinika

Merkel merr vendimin e menjëhershëm

Nga e hëna, Gjermania rifutet në karantinë!

28.10.2020 - 15:19

Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur vendin në karantinë.

Vendimi është marrë pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve. Karantina do të nisë të hënën, më 2 nëntor, thuhet në median vendase.

Masat erdhën pas rritjes së konsiderueshme të numrit të të infektuarve.

Në draftin e paraqitur sot masat të cilat presin edhe miratimin e tyre theksohet se:

  • Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura.
  • Do të minimizohen kontaktet dhe udhëtimet turistike po ashtu.
  • Kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera do të ndalohen.
  • Baret do të mbyllen dhe restorantet do të limitohen me shërbime take away. Sallonet e masazheve dhe tatove do të ndalen.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, ka njoftuar Instituti Robert Koh.

Sipas përllogaritjeve, kostoja për një muaj bllokim varion nga 7 deri në 10 miliardë euro.