MENU
klinika

Gjetja e varreve të humbura në komunizëm

Nis gërmimi në burgun e Burrelit

01.10.2020 - 13:01

Gërmimi për gjetjen e varreve të humbura në komunizëm ka nisur në oborrin e burgut të Burrelit.

Kryetarja e Autoriteteve të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula ka publikuar foto gjatë gërmimit të Task Forcës. Ajo ka kërkuar që të afërmit që humbën të dashurit në atë vend të kenë durim dhe forcë.

“Nën udhëheqjen e Task Forcës së posaçme, po gërmohet në oborrin e Burgut të Burrelit për të gjetur gjurmë të varreve të humbur në komunizëm. Do të jete një proces shumë i gjatë, dhe mbase i pasuksesshëm në disa raste, por i domosdoshëm dhe i përgjegjshëm. I uroj familjareve kurajë, durim dhe forcë për të vënë në vend dinjitetin njerëzor të të dashurve të tyre”, ka shkruar ajo.

Sipas burimeve, gërmimet kanë po bëhen në pjesën e jashtme të burgut tek vendi i quajtur ‘’Qershia’’ për eshtrat e italianit Giussepe Terrusi dhe shumë viktimave të komunizmit.