MENU
klinika

Kina mund të përfitojë

Një SHBA “e shpërqëndruar” është me rrezik për Tajvanin

19.10.2020 - 17:52

Nuk ka shumë dyshime rreth rreziqeve që mund të kanosen në çështjet ndërkombëtare pas zgjedhjeve në SHBA. Kina mund të përfitojë nga trazirat politike të SH.B.A.-së për të ndërhyrë në Tajvan.

Situata e krijuar nga fushata zgjedhore në SHBA po mbytet nga veprimet gjithnjë e më agresive të Kinës.

Aktualisht, avionët ushtarakë kinezë kalojnë rregullisht vijën qendrore midis Tajvanit dhe territroit të tyre duke e ftuar kështu Flotën Ajrore të Tajvanit në konflikt.

Javën e kaluar, një fluturim i nisur nga Tajvani nuk arriti dot në ishujt Platas, një njësi ushtarake e kontrolluar nga Tajvani në detin e Kinës Jugore.

Avioni u kthye mbrapsht nga kontrolli i trafikut ajror të Hong Kongut, duke përmendur rreziqet e paspecifikuara në zonë dhe duke deklaruar se hapësira ajrore aktualisht është e mbyllur.

Retorika agresive në mediat kineze është në rritje…

Në fillim të këtij muaji, redaktori i “Global Times”, Hu Xijin shkruajti: ”

E vetmja mënyrë për të ecur përpara është që kontinenti të jetë plotësisht i përgatitur për luftë…Momenti i kthesës historike po afron”.

Për dekada, kërcënimi i pushtimit nga Kina në Tajvan është eliminuar nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni nuk ka ofruar më një vizion të qartë sigurie për Tajvanin.

Në vend të kësaj, ai mbajti një qëndrim politik të paqartësisë strategjike duke bërë shitjen e armëve në Tajvan dhe duke lënë Shtetet e Bashkuara të hapura ndaj një mundësie luftimesh në mbrojtje të ishullit.

Në vitin 1996, kur Kina lëshoi ​​një raketë në det rreth Tajvanit, Shtetet e Bashkuara dërguan një aeroplanmbajtës në zonë për të paralajmëruar Pekinin.

Sidoqoftë, që nga ajo kohë, Kina po punon për një ndërtim në shkallë të gjerë të sistemit të saj ushtarak. Dhe Shtetet e Bashkuara aktualisht po konsumohen nga fushata presidenciale që vijon deri më 3 nëntor.

Në këto rrethana, qeveria kineze ka dyshime nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë angazhimin e tyre ndaj Tajvanit si edhe ka ndodhur në të kaluarën.

Mundësitë e përfitimit për Pekinin mund të duken edhe më tërheqëse, veçanërisht pasi Shtetet e Bashkuara të votojnë më 3 nëntor, veçanërisht nëse rezultatet e zgjedhjeve kontestoheshin dhe vendi binte në një krizë politike dhe kushtetuese.

Edhe nëse Donald Trump humb, ai mbetet president deri në 20 janar dhe kjo është kohë e mjaftueshme për të që të shkaktojë konfuzion të konsiderushëm në këto vende.

Historiku i krizës aktuale, që nga marrja e detyrës së udhëheqësit Xi Jinping në 2012 ka bërë që pozicioni i Pekinit ndaj Tajvanit të mbetet radikal. Ai gjithashtu thotë se çështja e Tajvanit nuk mund të vijojë të kalohet pa një ndryshim nga brezi në brez…

Ai e sheh Tajvanin, ashtu si Mao Ce Dun; si një mënyrë për të siguruar pozicionin e udhëheqësve të mëdhenj të Kinës në Panteon.

Përveç rritjes së veprimeve ndaj Tajvanit, Kina burgosi ​​më shumë se një milion myslimanë dhe pakica të tjera etnike, shuajti lëvizjen demokratike të Hong Kongut, ndërtoi një bazë ushtarake në detin e Kinës Jugore dhe vrau trupat indiane në Himalaje.

Fakti që Kina ia doli më mirë me pandeminë e koronavirusit sesa Shtetet e Bashkuara nxorri në qarkullim zëra se rivali i saj i hershëm po dobësohej vazhdimisht.

Pekini e di se nëse Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë Tajvanin, aleatët e SH.B.A.-së në të gjithë rajonin mund të humbin besimin në aftësinë mbrojtëse të saj.

Hegjemonia e Kinës në Azi dhe Paqësor duket e pashmangshme…

Sidoqoftë, sulmi i plotë i Kinës ndaj Tajvanit është jashtëzakonisht i rrezikshëm pa ndërhyrjen e SHBA. Përpjekjet për të kapërcyer ngushticën e Tajvanit dhe për të zbarkuar në ishull do të rezultonin në një numër të lartë viktimash.

Mund të duhen deri në një milion trupa për një pushtim të suksesshëm dhe të plotë të ishullit. Dhe aktualisht s’ka shenja të një ushtrie të tillë.

Pekini ka të ngjarë të përpiqet të shkatërrojë autonominë e Tajvanit përmes një serie ndërhyrjesh të vogla ushtarake, ekonomike dhe presione psikologjike.

Bllokimi i ishujve Platas, të cilët kanë një aeroport dhe administratë, do të ishte njëra nga këto përpjekje.

Nëse Tajvani përgjigjet me forcë, ekziston rreziku që t’i jepet një justifikim Pekinit për t’u kundërpërgjigjur. Por nëse nuk përgjigjet, tregon se është një vend pa fuqi.

Rreziku nga ndërhyrjet e Kinës është që Pekini të keqkuptojë përgjigjen e Uashingtonit. Kjo sepse Uashingtoni është sigurisht në gjendje trazire politike, por Uashingtoni ka vendosmërinë për të ruajtur pozicionin e tij si fuqia dominuese në Paqësor dhe për t’u përballur me demokracinë e përbashkët.

Luftërat midis fuqive të mëdha, përfshirë Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, shpesh shpërthenin sepse qeveritë i llogarisnin keq reagimet e tyre ndaj njëri-tjetrit.

Siç thotë historiania, Margaret MacMillan, “Rreziku i vërtetë është kur njerëzit fillojnë të interpretojnë qëllimet e palës tjetër dhe fillojnë të bëjnë gabime.” Mund të ndodhë lehtësisht në Tajvan.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Financial Times/ F.H, konica.al 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN