MENU
klinika

Fitorja në raundin e tretë

Një shqiptar kampion bote në boksin profesionist

10.10.2020 - 23:45

Më në fund edhe boksi ka një shqiptar kampion bote në nivelet profesioniste. Robin Krasniqi bëhet shqiptari i parë në botë që ka fituar titullin e botës në boks në kategorinë ËBA, në peshën gjysmë të mesme, teksa mposhti Dominic Bosel.

Robin Krasniqi e ka fituar titullin e kampionit të botës kundër Dominic Bosel me noaut në rundin e tretë. Në finalen e tretë Krasniqi ja ka dalë që ta fitojë titullin e botës në këtë kategori.

Dy raundet e para po ashtu ishin më të mirë për Krasniqin, derisa në raundin e tretë Bosel kërkonte ta gjente më lirë kosovarin, por që nuk ia doli, pasi Krasniqi goditi dhe pas dy tentimeve e rrëzoi atë.

Bosel ishte kampion bote, por nuk arriti që ta mbronte këtë titull. Robin Krasniqi ka treguar formë të mirë sivjet duke fituar disa ndeshje. Sonte ishte ndeshja e karrierës së tij.