MENU
klinika

Presidenti i FSHF

“Nuk bëjmë presion, bojkoti e realizoi qëllimin”

29.10.2020 - 15:29

Pas dhënies fund të bojkotit, një mendim dha edhe Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, që foli për mediat menjëherë pas mbledhjes së sotme që Liga Profesioniste zhvilloi në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

“Vendosëm që do të fillojmë aktivitetin ditën e diel, që do të jetë turneu i parë i Kupës së Republikës, ndërkohë që ditën e mërkurë fillon kampionati. Bojkoti e ka realizuar qëllimin e tij. E ka sjellë çështjen në vëmendje. Jemi në rrugë të mbarë. Kam pasur takime të vazhdueshme, me qeverinë, jemi në rrugën e mbarë për t’i zgjidhur gjërat.

KËRKESAT- Kjo nuk do të thotë që futbolli rifilloi dhe hoqëm dorë nga kërkesat, ato do të vazhdojnë të mbeten. Janë në tavolinë, janë diskutuar nga Libohova me ministrinë e financave. Mbeten vendimet finale. Ka një lloj dakordësie për kërkesat. Kryesorja është të shohim futboll. Ky ishte vendimi më i drejtë për futbollin në këtë moment.

PRESIONI DHE STADIUMET – Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosëm ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që t’i përgatisim të mërkurën”, – u shpreh ndër të tjera Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN