MENU
klinika

"Ka kosto"

OBSH kundër mbylljeve: Izolimet kombëtare, mundësia e fundit

30.10.2020 - 10:13

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Europë thotë se izolimet kombëtare konsiderohen si mundësia e fundit në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Organizata thotë se Europa është përsëri në “epiqendrën” e pandemisë.

“Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe”, është shprehur drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thotë izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai.

“Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së.
Këto deklarata Kluge i bëri në një telekonferencë emergjente me ministrat e Shëndetësisë së rajonit për shkak se në Europë u tejkaluan 10 milionë raste.

Ditët e fundit shumë vende europiane kanë marrë masa drastike për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit.

Si do ndahen deputetët në të ‘sigurtë’ apo me kandidatë

Zgjedhorja/ PS dhe PD me dy palë lista në zgjedhjet e 2025!

Si do regjistrohen emigrantët dhe do të votohet me postë

PS dhe PD bien dakord për votën e Diasporës!

Përpiqet të kursejë për ‘transformimin’

BBC, shkurton 500 vende pune!