Operacioni Forca e Ligjit ka shkuar në 3 qytete, duke i kërkuar burimin e pasurisë 5 personave të dënuar për vjedhje të bankave dhe trafik të lëndëve narkotike.
Sipas policisë personat që duhet të deklarojnë pasurinë janë: Aleksandër Sinanaj, Aldo Saka, Aurel Laçku, Halil Hoti dhe Aleksandër Lazri.
Aleksandër Sinanaj banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”;
Aldo Saka banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aurel Laçku banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Halil Hoti banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Aleksandër Lazri banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thote policia.