MENU
klinika

NBA mendon për sezonin e ri

Pandemia, kanadezët e Raptors sistemohen në SHBA

23.10.2020 - 15:35

Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të nisë sezoni i ri 2020-2021 në NBA, edhe pse mesi i janarit duket më i përshtatshmi. Organizatorët e kampionatit më të rëndësishëm të basketbollit në botë kanë nisur të mendojnë që tani për atë që do të ndodhë, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Një nga ekipet që ka problem pjesëmarrjen është Toronto Raptors. Kjo për faktin se fluturimet mes Amerikës dhe Kanadasë janë pezulluar si pasojë e koronavirus. Për këtë arsye, Toronto, që një vit më parë shkroi historinë e NBA-së duke fituar titullin kampion, po mendon për të zgjidhje të shpejtë.

Sipas mediave amerikane, skuadra kanadeze synon t’i luajë ndeshjet e saj si skuadër pritëse në stadiumin “KFC Yum” të Louisville, në Kentacky të Amerikës. Kjo situatë do të vazhdojë për sa kohë zgjat pandemia dhe kufijtë janë të mbyllur. Aktualisht janë të shumta skuadrat kanadeze që marrin pjesë në Ligat Amerikane, përfshirë, bejsboll dhe futboll, që kanë vendosur t’i luajnë ndeshjet e tyre në Amerikë.

NBA, përmes një komunikate zyrtare, ka bërë me dije se drafti ku do të përzgjidhen basketbollistët e rinj, do të zhvillohet më 18 nëntor. Ai do të organizohet online me një video konferencë për shkak të pandemisë Do të jetë vetë komisioneri Adam Silver ai që do të drejtojë draftin me zgjedhjet e raundit të parë, ku të gjithë lojtarët do të jenë të lidhur online. Raundin e dytë do ta organizojë zv.komisioneri Mark Tatum.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezoni u mbyll në 100 ditë

NBA shmangu 1.5 miliardë dollarë humbje