MENU
klinika

Gati për armëpushim me Azerbajxhanin

Pas 6 ditësh luftë e qindra të vrarë, Armenia bën një hap pas

02.10.2020 - 12:44

Armenia 6 ditë pasi nisi luftimet në Nagorno-Karabakh ka shprehur gatishmëri për një armëpushim ndaj Azerbajxhanit, duke thene se është e gatshme të përfshihet në bisedimet për paqe të ndërmjetësuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), derisa udhëheqësit ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje dhënien fund të luftimeve me forcat e Azerbajxhanit, për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Ministria e Jashtme në Jerevan tha në një deklaratë më 2 tetor se mirëpret thirrjen e përbashkët të Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – i ashtuquajturi Grupi i Minskut – për një ndërprerje të menjëhershme të luftimeve.

Ministri i jashtëm armen deklaroi këtë të premte se Armenia ‘ul armët’ me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve dhe të OSBE bazuar tek marrëveshjet e nënshkruara të vitit 1994-1995.

Treshja gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që “të angazhohen pa vonesë për të rifilluar negociatat thelbësore, me mirëbesim dhe pa parakushte”.

Por ndërkohë nuk dihet ende reagimi i Azerbajxhanit, Presidenti i të cilit premtoi luftë deri në momentin kur Armenia dhe trupa e saj ushtarake të kishte liruar plotësisht territorin e Nagorno Karabakh.

Forcat armene dhe azerbajxhanase kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që kanë shpërthyer më 27 shtator.

Më shumë se 100 njerëz, përfshirë shumë civilë, janë vrarë në përleshjet e rënda.

Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorno Karabaku qeveriset nga armenët etnikë.

Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për territorin më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.

Është e paqartë se çfarë i ka shkaktuar luftimet e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdogan e mohoi, Armenia nxjerr provat

“Shihni si është sulmuar avioni ushtarak nga Turqia”

"Ata që e mbështesin do të japin llogari"

Erdogan: Armenia, shtet hajdut!


Demokratët bëjnë analizën e humbjes në zgjedhje!

Arsyet pse Kamala Harris nuk fitoi garën presidenciale

Shpenzime marramendëse dhe dështim zgjedhor

Si u shpenzuan 1.6 miliardë dollarë në fushatën e Harris

Nga “Marco i vogël” në Sekretar Shteti në SHBA

Çfarë e pret Berlinin e Brukselin nën një mandat të Rubios?