MENU
klinika

Kush janë ata dhe emrat që lihen në pritje?

PD publikon listën me kandidatët për deputetë të përzgjedhur nga Komisioni

23.10.2020 - 18:55

Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve ka përzgjedhur edhe 27 emra nga lista e veçantë kombëtare të kandidatëve për deputetë, ku përfshihet edhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tregon edhe listën e veçantë kombëtare që kalojnë sipas Komisionit të Vlerësimit, në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi ku përfshihet edhe emri i Ervin Salianji.

Deklarata e plotë e Bardhit:

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PD, përmbylli dje procesin për vlerësimin e kandidatëve për përfaqësimin politik të PD në nivel qendror dhe lokal.

Periudha e punës së Komisionit, e ndarë në 3 faza, zgjati nga data 3 Gusht deri në 22 Tetor 2020. Në emër të Kryesisë së PDSH, shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për pjesëmarrjen dhe angazhimin masiv të demokratëve në këtë proces, për të gjithë kandidatët e përfshirë që provuan edhe njëherë se Partia Demokratike është forca më vitale politike me burime të jashtëzakonshme njerëzore, si dhe për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për punën voluminoze dhe me përkushtim të kryer gjatë gjithë këtij procesi.

Sot Komisioni ka dorëzuar Raportin e vlerësimit të kandidatëve Kryetarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH, për ndjekjen e procedurave të mëtejshme sipas Statutit.

Nga Raporti i Komisionit rezulton se:

A) Në total nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, të cilët janë certifikuar nga Komisioni se përmbushin kriteret statutore për përfaqësimin politik të PD.
B) Nga 498 kandidatët e konfirmuar nga anëtarësia dhe që plotësojnë kriteret statutore për përfaqësim politik, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.
Raporti i Komisionit do ti nënshtrohet diskutimit dhe vendimmarrjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, sipas përcaktimeve të Statutit të PDSH dhe afateve ligjore për përcaktimin e kandidatëve në zgjedhje.

Për shkak të interesit të medias dhe opinionit publik, mbi vlerësimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për kandidatët nga lista e veçantë kombëtare (anëtarët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar 2017), që janë konfirmuar nga antarësia e Partisë, vlerësimi që ka bërë Komisioni është si më poshtë:

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, janë si më poshtë:
AGRON SHEHAJ
ALBANA VOKSHI
ALDO BUMÇI
ALFRED RUSHAJ
ARBEN RISTANI
BARDH SPAHIA
BELIND KËLLIÇI
ÇLIRIM GJATA
DHURATA ÇUPI
ENKELEJD ALIBEAJ
ENNO BOZDO
ERVIN MINAROLLI
FATBARDH KADILLI
FLAMUR NOKA
FLORJON MIMA
GENC POLLO
GENT STRAZIMIRI
GRIDA DUMA
ISUF ÇELA
INA ZHUPA
IVI KASO
JORIDA TABAKU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LUÇIANO BOÇI
OERD BYLYKBASHI
ORJOLA PAMPURI
TOMORR ALIZOTI

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi, janë si më poshtë:

ANDON FRROKAJ
ARBEN KASHAHU
ENDRI HASA
ERVIN SALIANJI
FATBARDHA KADIU
IZMIRA ULQINAKU
LINDITA METALIAJ
LORENC LUKA
LUAN BACI
NADIRE MEÇORAPAJ
ROMEO GURAKUQI
TRITAN SHEHU
XHEMAL GJUNKSHI
Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mustafaj: Ja çfarë thotë për largimin e Halim Kosovës!

Skualifikime të bujshme brenda Partisë Demokratike?