MENU
klinika

Pëllumb Pipero flet për frikën nga mbyllja e vendit, jep mesazhin që duhet ta lexojmë të gjithë

Pëllumb Pipero flet për frikën nga mbyllja e vendit, jep mesazhin që duhet ta lexojmë të gjithë

19.10.2020 - 19:43

Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero tha se rritja e rasteve nuk është aq shqetësuese, por shtoi se me shqetësim duhet parë rritja e të shtruarve në spitale.

“Normalisht unë mendoj se shifrat tek ne janë pothuajse në ato ritme që janë edhe në vendet e tjera të rajonit. Në të gjithë rajonin numri i rasteve të infektimet ka ardhur duke u rritur. Është një rritje e qëndrueshme, çfarë tregon për një qarkullim të shtuar të virusit në vendit tonë. Rritja e numrit të testeve dhe tamponëve, ka arritur të evidentojë raste të shtuara me Covid-19. Në opinionin tim se sa shqetësuese është situata, duhet ta tregojnë numrat e të shtruarave në spital se sa numrat pozitivë. Numri i rasteve të shtruara është relative, çfarë na bën të mendojmë thellë për të marrë masa të arsyeshme për të mundësuar uljen e ritmit të shpërndarjes së pandemisë në vendin tonë”, tha ai.

Mjeku shtoi se një mbyllje e dytë nuk shihet si strategji e mirë, por theksoi se para marrjes së kësaj mase ekstreme, qytetarët dhe bizneset duhet të respektojnë protokollet shëndetësore, të diktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

“Së bashku duhet të mos mendojmë për një izolim të dytë. Mbyllja nuk është zgjidhje, ishte një zgjedhje e detyruar për momentin, por rast pas rasti mund të bëhet në qytetet e vogla. Askush nuk mund ta parashikojë, por nuk do të ishte një zgjidhje që e ndihmon qoftë frenimin, qoftë ekonominë dhe e kam të vështirë të them se cilat do ishin shifrat për të marrë këtë masë ekstreme. Mund të kemi kufizime të arsyeshme. Ne jemi koshientë, që vatrat kryesore që transmetohet virusi janë fëmija, brenda të njëjtës familje, janë të rinjtë, janë restorante, lokalet, baret. Respektimi i protokolleve strikte, kufizimi i orareve në lokalet e natës. Nëpër lokale nuk respektohet distanca nëpër lokale. Janë një sërë protokollesh që duhet respektuar normalisht. Duke përjashtuar shkollat, unë mendoj se jo tani, por duke parë në vijimësi duhet komunikuar me bizneset për kufizime të arsyeshme, dhe të nevojshme”, tha ai për Euro News.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!