MENU
klinika

Premier League, Java 7

Përmbys Liverpool dhe merr kryesimin

31.10.2020 - 20:29

Liverpool tregon edhe njëherë se lufton deri në fund për fitoren. Kampionët e Anglisë përmbysën shifrat në 2-1 në shtëpi ndaj West Ham dhe marr kreun provizor.

Një gol i Fornals në minutën e 10-të i ka dhënë avantazhin West Ham-it. Mesfushori i Hammers ka përfituar nga largim i gabuar të topit nga mbrojtja vendase dhe ka shënuar pa probleme. Liverpool barazoi në fundin e pjesës së pare me Salah. Egjiptiani fitoi penallti dhe shënoi. Mbyllet 1-1 pjesa e parë.

Në të dytën ishte e njëjta muzikë e fundit të pjesës së parë, Liverpool që sulmon dhe miqtë që mbrohen. Në 77’ vjen goli i avantazhit nga Jota, por VAR e anulon për faull të Mane në dëm të portierit.

Megjithatë, është Jota ai që shënon sërish, kësaj here në pozicion të rregullt në 85’ dhe i jep fitoren Liverpool, që merr edhe kreun e renditjes pas javës së shtatë në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN