MENU
klinika

Premier League, Java 6

Përmbys Liverpool, kampionët arrijnë kreun

24.10.2020 - 22:01

Liverpool ka vuajtur jo pak në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League, por në fund ka fituar në shtëpi 2-1 ndaj Sheffield United. Një sukses që erdhi me përmbysje dhe tashmë kampionët e shohin veten në vendin e parë së bashku me Everton.

Takimi i luajtur në Anfield ka nisur shumë keq për vendasit që kanë kaluar në disavantazh pas penalltisë së transformuar nga Berge. Kjo ka qenë edhe penalltia e parë e dhënë kundër Liverpool-it në Anfield në 37 ndeshje të Premier League.

Barazimi i lojtarëve të Klopp ka ardhur në minutën e 41-të me Firmino-s dhe Jota ka kompletuar përmbysjen në të 64-ën. Portugezi është lojtari i parë i Liverpool-it që shënon në dy ndeshjet e para të luajtura në shtëpi në Premier League pas Sadio Mane në shtatorin e 2016-ës.