MENU
klinika

Premier League dhe La Liga

Përmbys United, mposhtet Barcelona

17.10.2020 - 22:00

Manchester United rikthehet te fitorja, duke marrë tri me shumë vlerë në fushën e Neëcastle. Djajtë e Kuq fituan 1-4 me përmbysje, duke treguar karakter. Një rezultat që shpëton trajnerin nga shkarkimi.

Manchester United e ka nisur si mos më keq ndeshjen. “Djajtë e kuq” i falën avantazhin vendasve me një autogol të Luke Shaë në minutën e 2′. Ai zuri mat De Gean, duke çuar rezultatin në 1-0.

Në minutën e 20 United barazon me Bruno Fernandes, por goli anulohet. Megjithatë, 3 minuta më pas Maguire realizon për 1-1 pas pasimit të Mata-s. Me këtë rezultat përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes ishte akoma më mirë. Manchester United në 57’ përfiton penallti, por Fernandes e humb atë. Megjithatë, portugezi korrigjon shënjestrën në 86’, duke i dhënë fitoren United dhe shpëtuar trajnerin Solskjaer nga shkarkimi.

Në limite ka vend edhe për dya gola të tjerë. Fillimisht nga Wan-Bissaka, ndërsa në minutën e shtatë shtesë miqtë shënojnë edhe golin e katërt me Rashford. Përfundon 1-4.

Në La Liga, është mposhtur Barcelona. Është Getafe që fiton 1-0 në fushën e vet ndaj katalanasve. Goli i fitores për vendasit është shënuan në pjesën e dytë nga Mata me penallti, në minutën e 56’. Një humbje që rëndon situatën te Barcelona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bundesliga, Premier League dhe La Liga

“Poker” i Bayern, City mposht Arsenal, thyhet Real