MENU
klinika

"Mjeshtri i të pakuptimtës"

Përrallat e Xhani Rodarit

23.10.2020 - 13:38

         Sot, më 23 tetor 1920, në qytetin Omega, lindi shkrimtari i mirënjohur italian Xhani Rodari, i cili shkroi faqe të rëndësishme në historinë e letërsisë italiane për fëmijë. Ai ishte mjeshtër i letërsisë fantastikes, madje arriti të shndërrohej në një nga teoricienët kryesorë të artit të shpikjes së historisë. “Përrallat janë aleate të utopisë, jo të zotërimit […] ne i mbrojmë ato: sepse besojmë në vlerën arsimore të utopisë, një kalim i detyrueshëm nga perceptimi pasiv i botës, tek aftësia për ta kritikuar atë, tek angazhimi për ta transformuar atë”./Konica.al

Xhani Rodari është vlerësuar gjerësisht si një nga autorët më me ndikim të fëmijëve italianë të shekullit të 20-të. Në vitin 1970 qe i pari dhe i vetmi italian deri më sot, që ka fituar çmimin prestigjioz “Hans Kristian Andersen” për shkrim, një nga çmimet më të larta ndërkombëtare në letërsinë për fëmijë. Të gjitha veprat e autorit janë të mbushura me mirësi dhe optimizëm. Parime të tilla si dashuria për të vërtetën, dhembshurinë, kuriozitetin dhe ndershmërinë është thelbi i karakterit të autorit. Në vitin 1960, shkrimtari kishte shkruar mjaftueshëm material për të botuar librin e tij të parë:“Vjersha nga qielli dhe toka”, dy vjet më vonë botoi: “Fabula në telefon”. Për kontributin e çmuar në letërsi ka marrë çmime të rëndësishme gjatë gjithë jetës dhe sot veprat e tij janë përkthyer në mbi 20 gjuhë. Xhani Rodari është autori më i dashur për brezat. Fuqia e fjalës së tij arrin të prekë  zemrat e fëmijëve dhe të rriturve, rimat më të bukura të të vegjëlve, është sigurisht autori më i dashur. Përrallat, fabulat dhe vjershat e tij kanë një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë të atillë që të përshkojnë emocione dhe mesazhe të rëndësishme për të vegjlit./Konica.al

Mjeshtri i “nonsensit”

Xhani Rodari është një zhongler fjalësh, i aftë të shprehet në një mënyrë të thjeshtë dhe akuza e tij revolucionare të prekë zemrën e gjithsecilit. Sepse Rodari është një revolucionar i vërtetë i frazave, i sintaksës, pasi falë fjalëve të tij ai kryen një hulumtim analitik mbi njerëzit, mbi marrëdhëniet njerëzore dhe mbi ndjenjat që shënojnë jetën tonë.

Të krijosh histori për fëmijët është kaq e natyrshme, sepse mendja e tyre nuk kushtëzohet nga koncepte që lidhen me filozofinë, fizikën, politikën. Mendimet e tyre janë mendime të lira, të afta të fluturojnë për të arritur në vendet më të panjohura dhe të pabesueshme që ekzistojnë. Pikërisht nga këtu, nga ky krijim i pakushtëzuar lindin ushtrimet për imagjinatën. Kjo është gramatika e fantazisë. Ka shkruar një sërë librash, si “Aventurat e Çipolinos”, “Jasemini në vendin e gënjeshtrave”, “Përrallat lodërtare”, “Shigjeta e kaltër”, “Kopshti zoologjik i përrallave”, “Piktori”, Triumfi i Zeros”, “Torta që ra nga qielli”, etj. Vdiq më 14 prill 1980./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit