MENU
klinika

Vetëm 1 femër

Përzgjidhen 18 astronautë rezervë për programin hapësinor të Kinës

23.10.2020 - 13:21

Programi hapësinor i drejtuar nga Kina ka hyrë në fazën e përgatitjes së misionit me zgjedhjen e një grupi të ri prej 18 astronautësh rezervë.

Sipas Agjencisë kineze Hapësinore, astronautët rezervë, përfshirë një femër, janë zgjedhur nga 2500 kandidatë. Midis tyre janë shtatë pilotë të anijeve kozmike, shtatë inxhinierë fluturimesh hapësinore dhe katër ekspertë të ngarkesës, shkruan “China Daily”.

Inxhinierët e fluturimit dhe ekspertët e ngarkesës janë zgjedhur për herë të parë si astronautë rezervë për të përmbushur nevojat e Kinës, për ndërtimin e stacionit hapësinor.

“Faza e përgatitjes së misionit jo vetëm që pritet të japë më shumë rezultate të kërkimit shkencor, por edhe të nxisë zhvillimin e programeve hapësinore tregtare, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe edukimin shkencor popullor”, -tha Hao Chun, drejtori i përgjithshëm i CMSA, në një forum hapësinor në Wuhan. /

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”