MENU
klinika

"Zonjat e Gjirokastrës"

Piktura të vjetra për shqiptarët

19.10.2020 - 15:29

        Albanologu, studiues i letërsisë, si dhe hulumtues e kërkues Robert Elsie, ka lënë pasuri të madhe mbi zbulimet në lidhje me Shqipërinë. Kohët e fundit të jetës, Elsie ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, një pikturë me temë shqiptare nga Sër Dejvid Uillki.


Në vitin 1840, Uillki udhëtoi në Egjipt ku kishte rast të takonte dhe të pikturonte sunduesin e vendit, Mehmet Ali Pasha, khedivin (nënmbretin) e Egjiptit dhe të Sudanit.

Mehmet Ali (1769-1849), djali i një tregtari çam të duhanit në Kavalla të Greqisë, u bashkua me një kontingjent mercenarësh shqiptarë, të cilët u dërguan në Egjipt në vitin 1801 dhe mori pushtet aty.

Piktura ruhet në galerinë “Tate Britain” në Londër. Një tjetër vepër është e piktorit skocez, Sër Dejvid Uillki (Sir David Wilkie, 1785-1841), me titullin “Zoti Kartrajt, Konsull në Kostandinopojë, me shqiptarin e tij”, realizuar në tetor të vitit 1840.

Në qarqet diplomatike të Perandorisë Osmane, fjala “shqiptar” kishte shpesh kuptimin “dragoman, përkthyes, shërbëtor, roje”.

Më pas, ai publikon një tjetër pikturë me temë shqiptare, nga piktori skocez Sër Dejvid Uillki. Quhet: “Sotiri, kryeshqiptari i zotit Kolkhun, konsulli i përgjithshëm britanik në Bukuresht” nga tetori i vitit 1840.

Ruhet në “Ashmolean Museum”, Oksford. Më vone, ai publikon një pikturë që e quan fantastike:“Zonjat e Gjirokastrës”, fotografuar nga Gerhard Kiesling në vitin 1959.