MENU
klinika

Qëlloi në këmbë një person

Plagosje me armë në Durrës, në kërkim 40 vjeçari

06.10.2020 - 08:49

Policia ka shpallur në kërkim një 40 vjeçar, pasi plagosi me armë zjarri një person në Gjuricaj të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ku një 40 vjeçar me iniciale G.S. nga Mirdita ka qëlluar me armë zjarri në këmbë një 36-vjeçar me iniciale E. T.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ka qenë i dënuar më parë për dhunim në banesë të kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë autori është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 36-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas, më datë 06.10.2020, rreth orës 01:00, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi E. T. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.