MENU
klinika

Kriza

Plas sërish te Barcelona, revoltohen lojtarët

17.10.2020 - 13:13

Lojtarët e Barcelonës janë përsëri në luftë me menaxhmentin e klubit. Sipas raporteve nga transmetuesi RAC1, klubi iu ka kërkuar Messit dhe shokëve të tij që të ulnin pagën me 30% për t’u mbrojtur humbjet.

Lojtarët e ekipit të parë, gjithashtu në marrëveshje me ata të Barcelona B, u përgjigjën me një “burofax”, ku refuzojnë propozimin, pavarësisht nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia.

Bartomeu vlerësoi një humbje prej rreth 100 milionë euro në këtë periudhë, shkaktuar nga pamundësia për të shitur bileta ndeshjeje, produkte dhe suvenire, si dhe mungesa e turistëve në muzeun e klubit.

Një rënie në të ardhura prej rreth 30%, që e shtyu menaxhmentin të kërkonte një dorë nga lojtarët, të cilët preferuan të bënin një “luftë sindikate”.