MENU
klinika

Bundesliga, Premier League dhe La Liga

“Poker” i Bayern, City mposht Arsenal, thyhet Real

17.10.2020 - 19:31

Në orën 18:30 janë 3 ndeshje të forta në 3 liga kryesore. Bayern Munchen fitoi 0-4 në transfertë ndaj skuadrës së sapongjitur në Bundesligë, Arminia Bielefeld. Kampionët ngjiten në vendin e dytë, -1 nga kreu.

Bayern Munchen ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 8′. Skuadra kampione e Gjermanisë shënoi me anë të Thomas Muller. Një aksion fantastik nga miqtë me Lewandowskin që nxori të lirë Muller në zonë për 0-1. Vetë polaku shënoi në 26’ pas një pasimi të Goretzka-s.

Por në limitin e pjesës së parë Muller i kthen “borxhin” Lewandowskit me një asist dhe polaku shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern. 0-3 mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kthehet skenari i parë. Lewandowski shërben sërish për Muller dhe 0-4 në minutën  51-të. Doan ngushton në 1-4 në 58’, Tolisso ndëshkohet me karton të kuq më vonë, por rezultati nuk ndryshon.

Në Premier Leaague, Manchester City është rikthyer te fitorja pas dy ndeshjeve. Një sukses minimal në shtëpi vetëm 1-0, por natyrisht që ka shumë vlerë, pasi tri pikët u morën ndaj rivali direkt si Arsenal.

Kryesfida e Premier League është zhbllokuar në 23’. Autori i golit ka qenë Sterling që ka mposhtur Leno-n, pasi ky i fundit kishte bërë një mrekulli ndaj Foden.

Në La Liga, Real Madrid është mposhtur pas një ecurie tepër të gjatë pozitive në kampionat. Ishin të sapongjiturit e Cadiz që triumfuan 0-1 në fushën e Los Blancos.

Miqtë janë zhbllokuar në minutën e 16-të me Lozano-n. Sulmuesi ka finalizuar me një goditje të zgjuar një aksion të bukur të skuadrës. Real Madrid në gjumë në pjesën e parë, teksa u mbyll 0-1 për Cadiz, madje gjithë ndeshja, pavarësisht përpjekjeve të vendasve.