MENU
klinika

Formula 1

“Pole position” mbetet “pronë” e Mercedes

24.10.2020 - 16:02

Formula 1 po dominohet totalisht se thuajse cdo fundjavë kemi parë dy makinat Mecedes që nisen të parat dhe të paktën njëra prej tyre përfundon e para. Kështu ndodhi edhe në garën për “pole position” në Portimao të Portugalisë, e gara e parë në këtë pistë.

Leëis Hamilton dha kohën më të shpejtë dhe nesër do të niset i pari. Menjëherë pas tij shoku i skuadrës Valtteri Bottas, ndërsa intrigon sërish Max Verstappen me vendin e tretë, që mund të konkurrojë.

Paraqitje e mirë e Charles Leclerc, që do të niset nga vija e dytë në vendin e katërt. Zhgënjen përsëri Sebastian Vettel me Ferrarin e tij, që do të startojë nesër nga vendi i 15-të.