28.10.2020 - 10:10
Sot është Festa Kombëtare e Greqisë dhe për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm policia shqiptare ka ngritur postblloqe në urën e Leklit në Këlcyrë. Ceremonia do të zhvillohet në varrezat e ushtarëve grek në grykën e Këlcyrës.
Çdo vit me dhjetëra qytetarë grekë mblidhen në Këlcyrë për të përkujtuar Festën Kombëtare të Greqisë. Autoritetet e vendin fqinj si dhe të afërm të ushtarëve të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo- greke vijnë drejt Shqipërisë për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore.