MENU
klinika

"Në 2009 Ilir Meta ka qenë në opozitë"

Presidenca i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Ramës, për detin: O mashtrues ordiner

21.10.2020 - 12:21

Presidenca nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi i është përgjigjur “flakë për flakë” kryeministrit Rama, pas akuzave të këtij të fundit se Ilir Meta dhe Sali Berisha ia dhanë Greqisë detin, në vitin 2009 dhe ishte PS ajo që e rrëzoi në Gjykatën Kushtetuese.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit Meta.

Ndërkohë, më herët Rama u shpreh për Metën dhe Berishën se: Ne duam një marrëveshje të drejtë sepse marrëveshja e mëprashme ka qenë e padrejtë për Shqipërinë. Të tjerat janë skandale mendore, shprehje e ligësisë që furnizon injorancën me qëllim dhe në funksion vetëm të pushtetit të ca mediokërve që duan me çdo kusht plaçkë në Shqipëri.