MENU
klinika

Sezoni i ri nis në mars

Projektohen 23 gara në 2021, rekord në Formula 1

28.10.2020 - 10:02

Ende pa u mbyllur sezoni aktual, organizatorët e Formula 1 po ideojnë garat për vitin 2021. Edhe pse situata në të gjithë botën është shqetësuese si pasojë e pandemisë Covid19, Formula 1 ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Bordi drejtues i Formula 1 ka kryer mbledhjen e radhës, ku Liberty Media ka paraqitur një projekt me 23 gara, rekord për këtë sport. Sipas “Autosport”, sezoni i ri duhet të nisë më 21 mars në Australi, ndërsa një javë më pas do të zhvillohet gara e Bahrein.

Më 11 prill parashikohet gara e Kinës, ndërsa ajo e Vietnamit është planifikuar më 2 maj edhe pse është ende në dyshim. Më 9 maj nisin garat europiane, me Barcelonën, Montecarlon dhe Baku.

Para pushimeve verore botërori do të spostohet në Kanada (qershor) dhe më pas rikthimi në Europë. Për sa i përket fazës së dytë të sezonit ende nuk janë fiksuar datat, por Botërori do të rinisë me garën e Monza (Itali) dhe nga tetori do të nisin garat në Azinë e Largët. Si gjithnjë, gara e Abu Dhabi pritet të mbyllë sezonin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN