MENU
klinika

"Të ulemi vëllazërisht dhe…"

Protesta e naftëtarëve, Rama: Pa u ndalur greva nuk do të nisë asnjë bashkëbisedim!

21.10.2020 - 17:10

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën e urisë së naftëtarëve të Ballshit.

Përmes një reagimi në ‘Twitter’ kreu i qeverisë theksoi se ndjen keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh. Ai theksoi se me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.

  • REAGIMI I RAMËS

Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh, sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht.