MENU
klinika

Kisha apo Da Vinçi?..

Pse është keq të derdhësh kripën?

27.10.2020 - 17:33

        Në Mesjetë, kripa cilësohej si burim i çmuar. Kushtonte shumë dhe besohej të kishte edhe veti shëruese.

Nëse derdhej, kripa nuk mund të përdorej më si ilaç, prandaj grumbullohej dhe thesi hidhej mbi shpatullën e majtë – kjo edhe për të “verbuar” shpirtrat e këqinj, që besohej se i përndiqnin vazhdimisht njerëzit.

Ekziston një arsyetim edhe më i vjetër, mbi këtë supersticion.

Në tablonë e Leonardo da Vinçit, “Darka e fundit”, Juda Iskarioti portretizohet sikur ka derdhur kripën. Prej këtu, shumë njerëz filluan ta shohin këtë akt si një shenjë jo të mirë, që sipas tyre, ka të ngjarë të ndjellë fatin e keq.

Dihej se, kripa e bën tokën jopjellore për një kohë të gjatë dhe nga kjo, besohej se nëse derdhej ishte një mallkim për tokën.

Ndër shekuj, ka pasur dëshmi të shumta mbi shenjat jo të mira, që “paralajmëronte” kripa që derdhej.

Veç kësaj, që kur kisha katolike romake përdori kripën për të përgatitur Ujin e Shenjtë, ajo mori një rëndësi të karakterit fetar, duke e bënte derdhjen e saj një shenjë të keqe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt