MENU
klinika

Çelësi është tek nafta

Pse pandemia uli çmimin e vajit dhe të sheqerit?

26.10.2020 - 20:18

Midis shumë efekteve anësore që koronavirusi ka pasur në muajt e fundit, është edhe ai i uljes së çmimit të sheqerit dhe vajrave të ndryshme të farave, duke filluar që nga luledielli, më i përdoruri në Europë. Për “lumturinë” e të gjithë konsumatorëve të ëmbëlsirave dhe pse jo, industrinë ushqimore, si është e mundur?

Çelësi është te nafta: çmimi i saj ra në minimum gjatë bllokimit të parë që solli pandemia. Në të vërtetë, edhe nën minimumin, sepse edhe thjeshtë mbajtja e naftës në depo ishte një kosto në vetvete. Me çmime si këto, prodhimi i etanolit dhe bionaftës në vend të benzinës dhe naftës nuk ishte më i përshtatshëm: në atë moment, prodhuesit e mëdhenj të kallamit të sheqerit dhe farërave të perimeve preferuan të shndërronin të gjitha lëndët e para në sheqer të rafinuar dhe vajra ushqimorë.

Për një kohë funksionoi, pastaj për shkak të ligjit rregullator kërkesë, ofertë, edhe ato çmime u shembën. Në të njëjtët muaj kur çmimi i grurit shkoi “në qiell” dhe të gjithë po grumbullonin makarona, sheqeri në botë shkoi nga 451 në 308 dollarë për një ton, ndërsa vaji i palmës ra nga 3.092 në 2.000 ringgit (monedha vendase) në sheshin Kuala Lumpur, Malajzi. Deri më sot, asnjëri prej këtyre dy përbërësve nuk është rikuperuar ende plotësisht: sheqeri është i qëndrueshëm me 407 dollarë dhe vaji i palmës me 2.900 ringgit.

Sipas Mauro Bruni, presidenti i Areté, kompani kërkimore dhe këshilluese e specializuar në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit, përfitojnë konsumatorët e Amerikës së Jugut, Azisë, Afrikës dhe në përgjithësi të gjithë ata që janë përdorues të mëdhenj të produkteve primare me shumicë.

Me pak fjalë, këto muaj kanë parë, nga njëra anë, rënien e çmimeve të lëndëve të para të lidhura me përdorimin e energjisë (vajra bimorë, misër, sheqer) si dhe qumësht dhe kakao. Nga ana tjetër, është parë rritje e çmimeve të lëndëve të para direkt ose indirekt të ekspozuar ndaj ‘depozitave shtëpiake’, siç janë vezët ose gruri.