MENU
klinika

Mundohuni ta shmangni...

Pse shprehja ‘unë e di si ndihesh’ mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë?

25.10.2020 - 09:53

Nëse një fëmijë vjen në shtëpi duke qarë sepse ishte përleshur me shoqen ose shokun, një nënë mund të përpiqet ta qetësojë atë vetëm duke i thënë: “Unë e di sa keq ndihesh, edhe unë një herë u zura me shoqen time.”

Nëse dikush i thotë shoqes më të mirë se sapo u pushua nga puna, shoqja mund t’i thotë: “E di që ndihesh e trishtuar, edhe unë jam larguar nga puna më parë. Por më shiko tani, unë kam një punë të shkëlqyeshme.” Por duke thënë që ju e kuptoni saktësisht se çfarë po kalojnë ata ndonjëherë mund t’i dëmtojë më shumë sesa mund t’i bëj të ndjehen më mirë.

Ne nuk e dim se si ndihen vërtet

Ne mendojmë se mund ta kuptojmë situatën e tyre, por e vërteta është se, edhe nëse kemi kaluar diçka të ngjashme, në asnjë mënyrë nuk mund të dimë 100% se si ndihen ata. Njerëzit i përjetojnë gjërat ndryshe dhe mund të ketë disa gjëra që janë unike për situatën e tyre.

Mund të tingëllojmë si të pandjeshëm

Thënia “unë e di se si ndihesh” mund të vijë nga një qëllim i mirë, ne thjesht mund të dëshirojmë të tregojmë ndjeshmëri, t’i themi se ndjenjat e tyre janë të vlefshme. Por ndonjëherë, është e vështirë të ndjesh vuajtjet e njerëzve të tjerë, veçanërisht kur nuk jemi në të njëjtën ‘varkë’në të njëjtën kohë.

Ne e heqim fokusin nga problemi i tyre

Kur njerëzit na tregojnë se si ndihen, ata thjesht duan të dëgjohen. Duke thënë “unë e di se si ndihesh”, ka të ngjarë të flitet vetëm për atë çka keni kaluar ju dhe jo për situatën aktuale që po kalon dikush. Me pak fjalë do ta kaloni vëmendjen tek vetja.

Ajo që ata kanë nevojë është një dëgjues i mirë

Kur njerëzit po na tregojnë se çfarë po ndiejnë, përdorimi i gjuhës së trupit, si përqafimi, dora e vendosur në shpinë, ose thjesht tundja e kokës duke i parë në sy mund të jetë e mjaftueshme. Këto gjeste mund të jenë një mijë herë më të mira sesa t’i thuash se e kuptoni plotësisht dhimbjen e tyre.