MENU
klinika

Nëse ai fiton…

Pse Ukraina mbështet fitoren e Biden?

14.10.2020 - 20:54

Që kur fitoi pavarësinë në 1991, Ukraina ka menduar për Amerikën si mikun e saj më të mirë dhe më të vlefshëm në skenën ndërkombëtare.

Kjo marrëdhënie u bë edhe më e rëndësishme në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe shkaktoi një konflikt që vazhdon të ketë pasoja të rënda në Ukrainën lindore.

Por në vend që të shohin SH.B.A.-në si mbështetëse ukrainasit tani po e shikojnë Uashingtonin me frikë dhe shqetësim se një fitore e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit mund t’i dërgojë një sinjal Rusisë e cila, sipas raporteve të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, po përpiqet në mënyrë aktive që Trump të rizgjidhet se kjo mund të rrisë mundësinë e saj për sulm kundër Ukrainës.

Katër vitet e para të presidencës së Trump kanë sjellë momente të trishta për Ukrainën, e cila e pa veten, më shumë se një herë, në qendër të vëmendjes së debatit politik të SH.B.A.-së.

Presidenti amerikan i ka quajtur ukrainasit “njerëz të tmerrshëm” dhe ka kërkuar që Rusia të lejohet përsëri në klubin G7 + 1 të ekonomive më të mëdha në botë nga e cila u dëbua për shkak të pushtimit të saj në Krime.

Si rezultat, ukrainasit kanë ftohur në marrëdhëniet me SHBA-në.

“Shumë njerëz mendojnë se, para se Trump të bëhej president, Shtetet e Bashkuara ishin aleati më i mirë diplomatik, politik dhe ushtarak i Ukrainës, aleati për të cilin kishim nevojë për të luftuar Rusinë dhe për të na ndihmuar kundër agresionit rus,” tha gazetari ukrainas, Vitaliy Sych.

“Ne kemi humbur shumë gjatë presidencës së Trump.” Ukrainasit e dinë se “Trump nuk është Amerika”.

“Të gjithë ne e perceptojmë se ai nuk shqetësohet për Ukrainën dhe fatin e saj sa pesidentët e kaluar të Amerikës dhe se, për sa kohë që ai është ulur në Zyrën Ovale, ai do na e bëjë jetën më të vështirë.”

Është e pashpjegueshme empatia e Trump për Rusinë dhe gadishmëria e tij për të mbyllur sytë ndaj krimeve dhe qëllimeve të Putinit. Kjo gjë e bën atë shumë të rrezikshëm për Ukrainën.

Kandidati demokrat i SHBA-së Joe Biden, ndërkohë, ka premtuar të ndihmojë Ukrainën.

“Nga sa mund të them, shumica e ukrainasve po mbajnë frymën dhe shpresojnë që Biden të fitojë,” tha Brian Bonner, redaktor veteran i Kyiv Post.

“Biden e njeh Ukrainën mjaft mirë dhe ka qënë këtu gjashtë ose shtatë herë…si pjesë e administratës së Obamës.”

Ukraina është e shqetësuar për politikat që mund të ndjekë Trump. Ata i frikësohen atij sepse ai nuk e kupton në mënyrë adekuate Ukrainën dhe deklaratat e tij për Ukrainën janë negative.

Njerëzit janë të shqetësuar nga përpjekjet e tij për të ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me Putin-in.

Ndërsa afrohet data e zgjedhjeve në SHB, shumica e politikanëve dhe zyrtarëve ukrainas kanë frikë të flasin për zgjedhjet hapur pasi druhen se bashkëpunëtorët e Trump-it do tentojnë t’i hedhin në një tjetër situatë të komplikuar.

Sidoqoftë, privatisht, diplomatët ukrainas, shërbimet e inteligjencës dhe ushtarakët kanë diskutuar mundësinë që nëse Putini kupton se Trump është duke humbur në zgjedhje, ai mund të nisë forcat e tij ushtarake për të rrëmbyer më shumë territor ukrainas në periudhën para betimit të Biden duke përfituar nga koha në dispozicion.

Vetëm një fitore e Biden, argumentojnë ukrainasit, do të sillte normalitet në situatën që është bërë gjithnjë e më e paparashikueshme gjatë katër viteve të fundit.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Dailynews/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN