MENU
klinika

Rakacolli tregon arsyen

Pse universitetet dhe konviktet do të mbyllen për 1 muaj?

29.10.2020 - 21:30

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka treguar arsyet se pse universitetet dhe konviktet do të mbyllen për 1 muaj, si pasojë e shtimit të numrave të covid-19 në vendin tonë.

Rakacolli tha sot në ‘Repolitix’ se jeta në universitete është shumë dinamike dhe mundësia e përhapjes së virusit është më e madhe se në shkolla. Kjo pasi në Tiranë, Durrës apo Elbasan mblidhen studentë nga e gjithë Shqipëria, duke bërë një përzierje të nivelit epidemiologjik.

Kjo pasi studentët shkojnë nëpër shtëpitë e tyre në rrethe dhe ekziston mundësia që ta marrin virusin në qytetet me nivel më të lartë infektimi dhe ta përcjellin në qytetet e tyre me nivel më të ulët infektimi.

Rakacolli: Janë zgjedhur universitetet sepse jeta e studentëve është shumë dinamike. Ka përzierje. Vijnë në Tiranë njerëz nga të gjitha rrethet që shkojnë sërish nëpër shtëpitë e tyre. Shtohet jeta nëpër konvikte, shtohet jeta në klasa. Janë njerëz që vijnë nga qytete të ndryshme. Për shembull Tirana dhe Durrësi kanë më shumë raste se Peshkopia, dhe kështu shtohet përzierja e vendeve që kanë nivel më të lartë epidemiologjik me ato vende që kanë nivel më të ulët, se këta studentë shkojnë e lëviznin nëpër shtëpi në qytetet e tyre. Ka shumë persona që mblidhen nëpër konvikte. Nuk e dimë se sa kohë do të vazhdojë kjo. Asnmjëherë nuk duhet të pyesim për afate. Sepse nuk dihet se si do zhvillohet pandemia. Nëse gjërat shkojmë mirë, hapemi, nëse shkojnë keq mbyllemi. Mësimin onlinë nëpër universitete kemi propozuar që të bëhet për 1 muaj si fillim.