MENU
klinika

Ligue 1, Java 7

PSG nuk fal, Mbappe shkëlqen me dy gola

16.10.2020 - 22:01

PSG vijon me ritmin e fitoreve, teksa edhe në transfertë ndaj Nimes fitoi bindshëm 0-4. Një sukses që e ngjit skuadrën nga Parisi në vendin e parë pas 5 fitoreve radhazi, duke lënë në harresë 2 humbjet e para.

Ndeshja u vendos në minutën e 12′, pasi Landre doli me karton të kuq. Ai bëri një ndërhyrje për karate ndaj Rafinha dhe la ekipin me 10 lojtarë. Rafinha dha një pasim fantastik për Mbappen në minutën e 32′. Sulmuesi bëri një veprim të mirë dhe dërgoi topin në rrjetë për 0-1.

Pjesa e dytë dhuroi dhe 3 gola të tjerë. Florenzi realizoi sërish në minutën e 77′ për 0-2, ndërsa Mbappe treshoi rezultatin me golin e tij të dytë. Ndeshjes i vuri kapak Sarabia në minutën e 88′.