Për ta penguar përhapjen e koronavirusit, një nga mjetet më efektive është mbajtja e një maske në fytyrë që parandalon thithjen e grimcave të virusit ose transmetimin e tyre tek të tjerët.
Kushdo që ka hipur ndonjëherë në autobusë ose trena do ta kuptojë pse është një ide e mirë të vendosësh një maskë këto ditë.
Sipas New York Times, CDC kishte hartuar një urdhër gjithëpërfshirës muajin e kaluar duke kërkuar që të gjithë pasagjerët dhe punonjësit të mbajnë maska në të gjitha format e transportit publik dhe komercial në Shtetet e Bashkuara.
Urdhri kishte mbështetjen e Alex Azar, sekretarit të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, por Te Times thotë se task forca e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë nën Nënpresidentin Pence e anuloi atë. Arsyeja e dhënë ishte që vendime të tilla duhet t’u lihen shteteve.
Kjo është mënyra e Trump për të shmangur përgjegjësinë federale për pandeminë.
Shtetet nuk kanë ndikim që të jenë aq efektive sa qeveria federale. Trump vazhdon të politizojë shëndetin publik, duke ndërhyrë në gjykimin e profesionistëve të CDC.
Shpresojmë që shumica e njerëzve që marrin autobusë, trena dhe aeroplanë po tregojnë më shumë kujdes se Trump, i cili duket se ka fobi nga maskat e fytyrës.
Shtatë muaj pas pandemisë, virusi është ende jashtë kontrollit në shumë vende në Shtetet e Bashkuara.
Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Wisconsin janë goditur veçanërisht rëndë.
Wisconsin ka gati tre herë më shumë se niveli në fillim të shtatorit. Spitalet janë të mbingarkuara dhe rrezikojnë të arrijnë kapacitetin.
Në përgjithësi, rastet e reja të përditshme dhe shtrimet në spital janë rritur në Shtetet e Bashkuara për javë të tëra.
Edhe Evropa po përjeton një valë të dytë. Në mungesë të një vaksine ose terapie efektive, “nuk ka përgjigje të reja”, me fjalët e Michael Ryan, shefi i urgjencave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Mjetet më të mira janë ato që kemi: maska për fytyrën; higjienë e mirë personale; testet, gjurmimi dhe izolimi kur është i mundur; kufizime selektive; dhe shmangia e hapësirave të mbyllura dhe turmave ku virusi mund të përhapet.
Kur bëhet fjalë për maska në aeroplanë, trena dhe autobusë, në fakt, kudo në publik, ne rekomandojmë që të injoroni Trump dhe të dëgjoni atë që CDC donte të thoshte.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al