MENU
klinika

Çfarë zbulon studimi i fundit?

Qelizat T, shkaku i vërtetë i diabetit të tipit 1

31.10.2020 - 18:30

Qelizat e pankreasit që drejtojnë diabetin e tipit 1 shfaqen edhe te njerëzit e shëndetshëm

Shkencëtarët e dinin që qelizat T të rrezikshme jetonin në pankreasin e njerëzve me diabet të tipit 1, por një studim i ri tregon se ato gjithashtu qëndrojnë në pankreaset e individëve të shëndetshëm.

Studiuesit nga Instituti La Jolla për Imunologji në Kaliforni përdorën një teknikë të re ngjyrosëse për të treguar se ku ishin mbledhur këto qeliza në mostrat e indeve njerëzore. Ata ishin të befasuar që edhe indet nga njerëz të shëndetshëm treguan këto qeliza në numër të lartë në pankreas.

Cili është ndryshimi?

Edhe pse njerëzit e shëndetshëm kanë këto qeliza të sistemit imunitar, njerëzit me diabet të tipit 1 kanë qeliza T që janë afër ose infiltrohen në grupe qelizash brenda pankreasit. Qelizat beta që jetojnë në këto grupe bëjnë insulinë për të rregulluar sheqerin në gjak, por tek njerëzit me diabet të tipit 1 qelizat T vrasin ato qeliza beta.

“Këto qeliza T janë si grabitqarët”, tha autori i studimit Dr. Matthias von Herrath, nga Instituti La Jolla. “Dhe ne gjithmonë kemi menduar që qelizat beta do të “vdesin” nëse grabitqari do të ishte atje. Por rezulton se qelizat T janë tashmë atje. Ato thjesht duket se po presin për një sinjal për të sulmuar.”

Megjithëse hulumtimet e mëparshme kanë treguar që njerëzit e shëndetshëm kanë këto qeliza T në qarkullimin e gjakut, nuk dihej që ato do të udhëtonin në pankreas, sipas studiuesve.

“Nuk mund të themi se këta janë fajtorët e vetëm në diabetin e tipit 1”, tha von Herrath në një njoftim për shtyp të institutit. “Por këto qeliza T janë të dyshuarit kryesorë.”

Ajo që bën ky fakt për hulumtimin e diabetit ,është shtimi i provave në një teori se diabeti tip 1 nuk shkaktohet nga keqfunksionimi i qelizave T që sulmojnë qelizat beta, por përkundrazi që trupi tashmë po i bën këto qeliza T dhe diçka në pankreas shkakton sulmin.

Von Herrath tha se kjo mund të nënkuptojë se një terapi e efektshme e diabetit tip 1 do të duhet të synojë pankreasin. Studiuesit planifikojnë të studiojnë se si sillen qelizat T, si dhe nëse proteinat e tjera në grupe qelizash mund të tërheqin sulme të qelizave T.

“Ende kemi kaq shumë pyetje,” tha Christine Bender, bashkëautore e studimit dhe një bashkëpunëtore postdoktorature në von Herrath Lab.

Studimi u botua më 16 tetor në Science Advances.