MENU
klinika

Moto GP, Pole Position

Quartararo niset i pari, zhgënjen Rossi

10.10.2020 - 14:36

Moto GP vijon me garat sezonale, për t’i shkuar deri në fund. Lufta për titull asnjëherë nuk ka qenë kaq e hapur. Në kualifikueset e sotme për “Pole Position”, Fabio Quartararo u rendit i pari dhe nesër në garën e La Mansh të Francës niset i pari.

I dyti do të niset Jack Miller, ndërsa i treti është paksa surprizë, Danielo Petrucci. Zhgënjen sërish Valentino Rossi, vend i 10 për të, cka e kompromenton shumë garën e nesërme.

Sa i përket renditjes së përgjithshme, Quartararo kryeson me 108 pikë, ndjekur nga Joan Mir me 100, Maverick Vinales i treti me 90 pikë. Shumë larg Valentino Rossi, në vendin e 11-të me 58 pikë.