MENU
klinika

"Ilir makinist, Monika faturino, Saliu shkarkues e Luli pasagjer VIP"

Rama ironizon programin e Bashës: Tramvaj me shalqi që s’piqen kurrë

01.10.2020 - 11:20

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin me 5 pika të Partisë Demokratike për daljen nga emergjenca e krijuar nga pandemia.

Me anë të një postimi në twitter, Rama shprehet se programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha ishte sot në Durrës ku takoi biznesin e vogël. Ai përsëriti edhe njëherë thirrjen ndaj qeverisë që të marrë planin e demokratëve dhe ta zbatojë pasi sipas tij koha nuk pret dhe gjendja ekonomike e qytetarëve dhe bizneseve sa vjen e rëndohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN