MENU
klinika

“Greva e naftëtarëve e panevojshme”

Rama: Jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta, por ja kush është kushti

19.10.2020 - 10:04

Kryeministri Edi Rama thotë se është i gatshëm të bisedojë me naftëtarët, por me një kusht, që ata të ndërpresin grevën e urisë. Në një reagim në twitter, kreu i qeverisë thotë se greva e tyre është e panevojshme dhe se qeveria e kupton hallin e tyre.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan!

I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm”, shkruan kryeministri Edi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Po jetojmë në një muaj të dhimbshëm”

Gratë greviste shpërthejnë në lot/ Apel për ambasadoren Kim