MENU
klinika

"Gjoba do paguhet të fatura e dritave

 Rama: Javën tjetër maska me detyrim kudo, përveç në shtëpi

10.10.2020 - 09:36

Kryeministri Rama thotë se nga java e ardhshme në Shqipëri mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme në të gjitha ambientet, e hapura dhe të mbyllura, përveçse në shtëpi dhe në restorante kur qytetarët ulen për të ngrënë.

“Nga java e ardhshme, maska do jetë e detyrueshme kudo. Përveç shtëpisë dhe dhe restorantit, kur jeni duke konsumuar, atë pjesë të kohës aty. Maska do jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike. Masa ndëshkimore do zbatohet për të gjithë te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzon asnjë individ se mund t’i shmanget gjobës”, tha Rama në një konferëncë për mediat, të pa paralajmëruar.

“Këto inspektime do i bëj Policia Bashkiake dhe Polia e Shtetit. Nuk do përdorim inspektorë. Në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park, në rrugë. Mbajtja e maskës do jetë e detyrueshme”, tha Rama.

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Ai do të nxjerrë që ky nuk ka lidhje fare me historinë e...

Krisje mes çiftit/ “Meta dhe Kryemadhi po aktrojnë një “film luftash” nga halli që i ka zënë

Opozita nuk e miratoi ngritjen e Komisionit për dezinformimin

Nikolla letër grupeve parlamentare për të propozuar anëtarët