MENU
klinika

"Kanë përfunduar..."

Rama publikon pamjet nga punimet në Unazën e Re, jep njoftimin e rëndësishëm

19.10.2020 - 20:58

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re.

Rama shprehet se kjo ‘vepër publike strategjike në hyrje të kryeqytetit do të përfundojë sa më shpejt’. “Punimet për fazën e parë dhe të dytë kanë përfunduar ndërsa po vijon puna për fazën e tretë, nën mbikqyrjen e vazhdueshme të ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku”, shton më tej kryeministri.

  • Postimi i Ramës

Në rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re, ku po punohet me ditë-natë, për të bërë të mundur që kjo vepër publike strategjike në hyrje të kryeqytetit të përfundojë sa më shpejt, për t’i dhënë Tiranës një “portë” dinjitoze të standarteve europiane dhe qytetarëve një aks lëvizjeje pa stres e shëmti si i derisotmi

Punimet për fazën e parë dhe të dytë kanë përfunduar ndërsa po vijon puna për fazën e tretë, nën mbikqyrjen e vazhdueshme të ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku.