20.10.2020 - 11:06
Në Elbasan raportohet se janë 8 raste të reja me koronavirus.
Burimet bëjnë të ditur se mes të infektuarve është një drejtoreshë shkolle, një mësues dhe një edukatore kopshti.
Një ditë më parë në Elbasan u raportua për 9 raste të reja.
Në total, deri tani në gjithë Shqipërinë janë 17350 persona të infektuar.
Ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 454 persona.