MENU
klinika

Mes tyre një drejtoreshë shkolle

Raste të reja me COVID-19 në Elbasan

20.10.2020 - 11:06

Në Elbasan raportohet se janë 8 raste të reja me koronavirus.

Burimet bëjnë të ditur se mes të infektuarve është një drejtoreshë shkolle, një mësues dhe një edukatore kopshti.

Një ditë më parë në Elbasan u raportua për 9 raste të reja.

Në total, deri tani në gjithë Shqipërinë janë  17350 persona të infektuar.

Ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 454 persona.