MENU
klinika

Champions League

Real turpërohet në shtëpi, paqe në Salzburg

21.10.2020 - 20:00

Real Madrid është zgjuar me vonesë, por nuk ka shmangur dot turpin, duke e nisur si mos më keq sezonin e ri. Humbja ndaj Cadizit nuk ishte rastësi në Madrid, pasi kampionët e Spanjës kanë humbur ndeshjen e dytë në shtëpi. Shakhtar Donetsk ka tronditur ekipin madrilen duke tuar 2-3 jashtë fushe.

Sfida kishte dy fytyra, pasi pjesa e parë foli krejtësisht për miqtë. Ata shënuan 3 herë në harkun e 45 minutave duke siguruar toren. Ata realizuan llimisht me Teten që shënoi në të 29′, më pas ishte një autogol i Varane që ndëshkoi të besuarit e Zidane. Kapakun ia vendosi goli i Solomon në minutën e 42′ pas një superaksioni.

Pjesa e dytë solli reagimin e Realit. Ata shënuan fillimisht falë një magjie të Luka Modric për 1-3, ndërsa Vinicius në të 59′ vodhi një top mjaft të mirë dhe e dërgoi në rrjetë për 2-3. Në minutat e fundit të lojës, Valverde dërgoi topin në rrjetë, por VAR i hoqi barazimin.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të pasdites, Salzburgu nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 me Lokomotiv Moska. Vendasit arritën të përmbysnin shifrat nga 0-1 në 2-1, por nuk mbajtën dotë avantazhin dhe sfida u byll në paqe.