MENU
klinika

“Muzika përçon Covid-in”!

Renis Gjoka shpërthen ndaj Klosit: Tallen me ne!

01.10.2020 - 11:01

Deklarata absurde e ministrit të Turizmit Blendi Klosi, i cili tha dje se valët e muzikës e përçojnë Covid-in, ka çmendur rrjetin këto 12 orët e fundit.

Klosi duket sikur justifikoi moslejimin e muzikës pas orës 20:00 të mbrëmjes me këtë deklaratë alla-shkencore, por harroi gjithë ato herët kur kolegu i tij Sandër Lleshaj ka shkelur aktin normativ duke lejuar shkeljen dhe abuzimet nga disa resorte e lokale, që kanë luajtur muzikë gjatë gjithë verës edhe pas orës 20:00

Deklarata mbi muzikën dhe virusin ka rënë edhe në veshin e artistëve që po e vuajnë më së shumti mbylljen prej marsit të lokaleve të natës dhe atyre të muzikës live për të cilat është aplikuar gjithmonë arbitrariteti dhe selektivizmi.

Renis Gjoka ka reaguar me ironi ndaj deklaratës së Klosit duke thënë se përpos faktit që po ju mohojnë të drejtën për të jetuar, tani kanë nisur edhe të tallen.

“Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehat ?‍♂️ Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tallin dhe ingranazhin me ne. Hallall”, shkruan këngëtari në një postim në Facebook.