Vendi ynë do të përfshihet nga moti i keq gjatë orëve në vijim deri ditën e nesërme, duke sjellë sasi të mëdha reshjesh veçanërisht në pjesën veriore të vendit dhe gradualisht edhe në pjesën qendrore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën me dije se do të ketë shtrëngata dhe rrebeshe shoqëruar edhe me shkarkesa elektrike.
Mediat italiane shkruajnë se rryma ajrore nga Evropa Veriore, do të sjellë edhe një vorbull ciklonike por shoqëruar edhe me reshje dëbore në zonat me lartësi malore.
Sipas mediave të vendit fqinj, vorbulla ciklonike largohet nga Italia në drejtim të Ballkanit.
Parashikimi nga SHMU!
Reshjet e shiut tashme janë bërë prezente në pjesën jugore të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit. Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Në orët e mbrëmjes e deri në orët e mëngjesit të ditës së Premte reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë, hera-herës në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më intensive reshjet pritet të jenë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër.
Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpasherëshme por do të humbasin intensitet.
Në Veri-Verilindje në majat e maleve reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Era parashikohet të jetë nga Veriperëndimi-Jugperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, e cila hera-herës e vrullshme deri në 15m/sek.
Temperaturat parashikohen:
zonat malore 8°C deri në 16°C
zonat e ulëta 13°C deri në 22°C
zonat bregdetare 14°C deri në 22°C