MENU
klinika

Kisha në zemër të Tiranës

Restaurohet Mozaiku Paleokristian

29.10.2020 - 15:48

        Thesari i trashëgimisë kulturore, kthehet me dinjitet në identitet 

Pas një muaji pune të kujdesshme, përfundoi restaurimi i Mozaikut të Tiranës, monumenti kulture i kategorisë së I-rë, që paraqet lokacionin më të vizituar arkeologjik të Tiranës.

Punimet restauruese përfshinë konsolidimin, larjen, rivendosjen e teserave, mbushjen e fugave, pastrimin sipërfaqësor me anë të kompresave me karbonat amoni, trajtimi i lakunave…

Mozaiku i Tiranës i përket artit paleokristian.

https://www.facebook.com/watch/?v=366273864682720

Gërmimet arkeologjike nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë.

Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga verilindja, që përbëhet nga një sallë qëndrore (naos) dhe parasallës (pronaos). Salla qendrore e shtruar me mozaikë, përfundon me absidën gjysmërrethore në një nivel më të lartë se parasalla.

Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës.

Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës, ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik.

Në këto kushte, kisha mund të datohet si e gjysmës së parë të shekullit IV, kur ende nuk ishte formuar qartë tipologjia arkitekturale.

***

Mozaiku i Tiranës dëshmon vjetërsinë më të madhe të qytetit. Në vilën romake që daton në shek. II pas Krishtit, ndërkohë që Kisha Paleokristiane daton në shekullin e IV.

Po ashtu edhe zbulimet arkeologjike që janë gjetur përgjatë gjithë kësaj zone përreth dëshmojnë për fillesat e para urbane të qytetit.
Në vitin 1972, gjatë punimeve për një kompleks banimi në këtë pjesë të qytetit, dolën në dritë rrënojat e një godine antike me ambiente të shtruar me mozaik. Këto gjurmë mendohet të jenë jesë e rrënojave të një kompleksi romak, ndoshta të një vile të tipit rural.

Ndërkohë që besimi kristian ishte e paligjshëm, asokohe mbledhjet e komuniteteve kristiane zhvilloheshin nëpër banesat private. Ashtu sic mund të zbulojmë që kjo ndërtesë ka pasur edhe këtë funksion, duke u renditur në tipologjinë e kishave paleokristiane.

Në këto ambiente të shtruara më mozaikë dominojnë motivet gjeometrike dhe florale, si gërsheti I stilizuar, rozetat, trekëndëshat, tipike këto në artin romak.

Objektet e kultit shfrytëzuan arkitekturën paraardhëse romake. Gjatë transformimit të banesës në objekt kulti janë përdorur tulla me simbole kryqesh, të datuara në periudhën e Kostandinit të I.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit